Bota

Cameron: Shohim përparim drejt një pauze të luftimeve në Gaza

Këto deklara Cameron i bëri në një intervistë në Stamboll, në ndalesën e tij të fundit në tur, ku tha se Izraeli po shqyrton një propozim britanik për të hapur portin e tij të Ashdod për dërgesat e ndihmës në Gaza.

26 Janar 2024, 13:19 Nga M.B
Cameron: Shohim përparim drejt një pauze të luftimeve në
David Cameron

STAMBOLL- Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, i cili po zhvillon një Lindjen e Mesme, deklaroi se është bërë përparim drejt një marrëveshjeje për të ndalur luftimet në Gaza , për të sjellë më shumë ndihmë dhe për të liruar pengjet izraelitë të mbajtur atje. Këto deklara Cameron i bëri në një intervistë në Stamboll, në ndalesën e tij të fundit në tur, ku tha se Izraeli po shqyrton një propozim britanik për të hapur portin e tij të Ashdod për dërgesat e ndihmës në Gaza.

"Arritja e një pauze ku ne ndalojmë luftimet dhe fillojmë të shikojmë se si të marrim ndihma dhe si të largojmë pengjet, mendoj se ka një perspektivë për këtë. Kjo është ajo për të cilën kam folur në rajon. Dhe mendoj se ne po bëjmë njëfarë progresi", tha Cameron, sipas Reuters.

Cameron u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe liderë të tjerë gjatë udhëtimit të tij të tretë në Lindjen e Mesme në pak më shumë se dy muaj.

david cameron lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll