Bota

Avioni rus i rrëzuar në Ukrainë, Inteligjenca ukrainase: Nuk përjashtohet mundësia se ka pasur të burgosur ukrainas

Bordi avionit ushtarak rus kishte te burgosur ukrainas,

26 Janar 2024, 10:52 Nga Xh.LL
Avioni rus i rrëzuar në Ukrainë, Inteligjenca ukrainase: Nuk
Rrezimi avionit ne Ukraine

 

UKRAINE - Përfaqësuesi i inteligjencës ukrainase të mbrojtjes ka deklaruar se nuk e përjashton mundësinë që në bordin e avionit ushtarak rus të kishte të burgosur ukrainas. Megjithatë, Andriy Yusov theksoi se Rusia nuk kishte ofruar asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj.

"Nuk ka asnjë informacion të qartë për robërit e luftës. Ka vetëm deklarata nga Rusia, të natyrës politike dhe propagandistike. Kush apo çfarë ishte në bord duhet të sqarohet” tha ai. 

Yusov, i cili është zyrtari i parë ukrainas i intervistuar nga BBC që nga incidenti të mërkurën, akuzoi Moskën për fshehje të informacionit, me imazhe të kufizuara nga vendi i përplasjes  duke përfshirë të vdekurit. Rusia thotë se 65 të burgosur ukrainas të luftës vdiqën kur avioni IL-76 u rrëzua nga një raketë ukrainase. 

Komiteti i tij hetimor publikoi një video të shkurtër këtë mbrëmje, duke treguar gjak në borë, rrënojat e avionit dhe një zonë të madhe të nxirë të tokës. Ka disa pjesë të trupit të njeriut por pamjet janë shumë të kufizuara.

I pyetur nëse ishte e mundur që Ukraina të kishte rrëzuar avionin ushtarak, Yusov tha: Ne nuk e konfirmojmë një informacion të tillë.

Ai tha se të dyja palët po përdornin dronë atë ditë mbi Belgorod: Kishte dronë zbulues ukrainas dhe Rusia po lëshonte drone sulmuese. Mbrojtja ajrore ruse po punonte kundër tyre. Belgorod është gjithashtu potencialisht brenda rrezes së sistemeve të mbrojtjes ajrore ukrainase.

Jusov tha se Ukraina kishte nisur një çështje penale për incidentin e avionit që do të shqyrtonte të gjitha mundësitë.

avioni ushtarak rus andriy yusov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll