Bota

Stoltenberg në konferencë me Spajiç: Mali i Zi një anëtar i vlefshëm i NATO-s, ka një rol të rëndësishëm në Ballkan

Stoltenberg shtoi se në Irak, Mali i Zi po kontribuon në ndërtimin e forcave më efektive dhe gjithëpërfshirëse të sigurisë, si pjesë e misionit të trajnimit të NATO-s.

26 Janar 2024, 11:39 Nga M.B
Stoltenberg në konferencë me Spajiç: Mali i Zi një
Milojko Spajiç dhe Jens Stoltenberg

BRUKSEL- Gjatë një konference të përbashkë për mediat me kryeministrin, Milojko Spajiç, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Mali i Zi është një anëtar i vlefshëm i aleancës. Ai tha se Podgorica ka një rol të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor. Stoltenberg shtoi se në Irak, Mali i Zi po kontribuon në ndërtimin e forcave më efektive dhe gjithëpërfshirëse të sigurisë, si pjesë e misionit të trajnimit të NATO-s.

“Mali i Zi është një aleat shumë i vlerësuar i NATO-s. Ju keni dislokuar trupa në grupet tona luftarake në Bullgari dhe Letoni, duke ndihmuar në parandalimin e agresionit rus. Në Irak, Mali i Zi po kontribuon në ndërtimin e forcave më efektive dhe gjithëpërfshirëse të sigurisë, si pjesë e misionit të trajnimit të NATO-s. Mali i Zi gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor, një rajon me rëndësi strategjike për NATO-n, të cilin e vizitova vjeshtën e kaluar. Pra, kryeministër, mirëpres angazhimin tuaj të fortë për reformat dhe rrugën e Malit të Zi drejt integrimit të plotë euroatlantik. Kjo është edhe më e rëndësishme pasi stabiliteti në rajonin më të gjerë mbetet i brishtë. Shpërthimet e dhunës së vitit të kaluar në Kosovë ishin të papranueshme. Dhe NATO u përgjigj me shpejtësi, duke dislokuar 1000 trupa shtesë dhe forca të blinduara të rënda. Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që KFOR-i të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij të OKB-së”, thekson Stoltenberg ndër të tjera.

Nga ana tjetër kryeministri Spajiç tha se Mali i Zi do të vazhdojë të kontribuojë për stabilitetin dhe do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën. Po ahtu ai theksoi se Ballkani Perëndimor duhet të mbetet në fokus ndërkombëtarë.

jens stoltenberg milajko spajic

Sondazh

Poll