Bota

Kolumbia shpall gjendje emergjence, kërkon ndihmë ndërkombëtare për të përballuar zjarret masive

Kolumbia shpalli ne situate fatkeqesie.

26 Janar 2024, 09:36 Nga Xh.LL
Zjarr ne Kolumbi

Kolumbi - Kolumbia ka shpallur situatë fatkeqësie për shkak të zjarreve ditën e enjte. Presidenti i Kolumbisë Gustavo Petro deklaroi një "situatë fatkeqësie ", duke u thënë gazetarëve se fondet e miratuara më parë për qëllime të tjera po rimerren për tu përdorur për krizën.

Qeveria po kërkon gjithashtu ndihmë ndërkombëtare, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara, Kili, Peruja dhe Kanadaja i janë përgjigjur thirrjes. Petro tha se po kërkon edhe bashkëpunimin e Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. 

Zjarret janë rezultat i kushteve të nxehta dhe të thata të lidhura me fenomenin e motit El Niño. El Niño pritet të vazhdojë për disa muaj deri ne pranverën e Hemisferës Veriore. Presidenti paralajmëroi se situata, të cilën ai e cilësoi si “krizë klimatike” do të përkeqësohet.

“Po shkojmë drejt një faze gjithnjë e më të vështirë,” tha ai.

Njesia e menaxhimit te rrezikut ndaj fatkeqesive, raportojë 25 zjarre aktive. Dhjetë vatra janë nën kontroll dhe 217 janë shuar. Tymi ka pushtuar disa zona në vend dhe ka çuar në anulimin e fluturimeve në kryeqytetin Bogota.

Aeroporti El Dorado funksionoi me kufizime të enjten në mëngjes për shkak të dukshmërisë së ulët nga tymi dhe mjegulla.Të paktën 138 fluturime u prekën, 48 u anuluan dhe 16 u drejtuan  në aeroporte të tjera. 

gustavo petro el niño

Sondazh

Poll