Bota

Protestat e fermerëve në Francë, bllokohet autostrada pranë Parisit, qeveria pritet të marrë masa

Sindikatat lokale të bujqësisë kanë bërë thirrje për bllokime rrugësh brenda dhe përreth Parisit për të rritur presionin ndaj qeverisë, të cilën fermerët e akuzojnë se nuk ka bërë sa duhet për t'i ndihmuar ata të përballen me atë e quajnë si 'çmimet e ulëta ushqimore'.

26 Janar 2024, 12:24 Nga M.B
Protestat e fermerëve në Francë, bllokohet autostrada pranë
Fermerët francezë përdorin traktorët e tyre për të bllokuar autostradën A1 pranë një stacioni pagese të autostradës ndërsa protestojnë

FRANCA- Fermerët në Francë bllokuan një nga autostradat kryesore që lidh Parisin me veriun e vendit, duke shkaktuar trafik deri në disa kilometra. Sindikatat lokale të bujqësisë kanë bërë thirrje për bllokime rrugësh brenda dhe përreth Parisit për të rritur presionin ndaj qeverisë, të cilën fermerët e akuzojnë se nuk ka bërë sa duhet për t'i ndihmuar ata të përballen me atë e quajnë si 'çmimet e ulëta ushqimore'.

Mediat e huaja raportojnë se qeveria franceze po nxiton të zbusë tensionet me fermerët pasi autokolonat e traktorëve pritet të paralizojnë trafikun rreth kryeqytetit pasdite, pak para se kryeministri të adresojë shqetësimet e tyre në një fjalim të drejtpërdrejtë.

 

franca fermeret protesta

Sondazh

Poll