Bota

Metodë e re/ I dënuar për vrasje me pagesë, ekzekutohet 58-vjeçari me gaz azot në SHBA

Alabama ka ekzekutuar me gaz azot vrasesin e denuar Keneth Eugene Smith , hera e pare qe perdoret metoda e denimit me vdekje ne SHBA.

26 Janar 2024, 08:37 Nga Xh.LL
Metodë e re/ I dënuar për vrasje me pagesë, ekzekutohet
Kenneth Eugene Smith

SHBA- Alabama ka ekzekutuar me gaz azot vrasësin e dënuar Kenneth Eugene Smith. Kjo është hera e parë që përdoret kjo metodë ekzekutimi në SHBA. Smith humbi dy seancat gjyqesore në Gjykatën e Lartë dhe një në gjykatë federale të apelit por theksoi se ekzekutimi ishte dënim mizor dhe i pazakontë.

Në vitin 2022, Alabama u përpoq dhe dështoi të ekzekutonte 58-vjeçarin me injeksion vdekjeprurës. Ai u dënua në vitin 1989 për ekzekutimin me pagesë të gruas së një predikuesi, Elizabeth Sennett.

Sipas Qendrës së Informacionit të Dënimit me Vdekje, Smith është personi i parë që vritet duke përdorur gaz azot të pastër kudo në botë. Alabama dhe dy shtete të tjera të SHBA-së kanë miratuar përdorimin e hipoksisë së azotit si një metodë alternative të ekzekutimit, sepse barnat e përdorura në injeksione vdekjeprurëse janë bërë më të vështira për tu gjetur. 

"Sonte Alabama bën që njerëzimi të bëjë një hap prapa. Faleminderit që më mbështetët. Ju dua të gjithëve," tha Smith.

Pasi gazi filloi të derdhej në maskën e tij, i burgosuri thuhet se buzëqeshi, tundi kokën drejt familjes së tij dhe bëlbëziti "Të dua".

kenneth eugene smith

Sondazh

Poll