26 Janar 2024, 08:43
Nga N.F
Piktura e gjetur
VJENË- Një pikturë e artistit austriak Gustav Klimt, që është besuar se ka humbur që 100 vjet, është gjetur në Vjenë. Portreti i Fraulein Lieserit, dikur ka qenë në pronësi të një familjeje hebreje në Austri, dhe është parë për herë të fundit në publik, më 1925. Fati i saj më pas ka qenë i paqartë, mirëpo familja e pronarëve aktualë e ka pasur pikturën prej viteve ’60.
Shtëpia e ankandeve im Kinsky, ka thënë se vlera e pikturës është mbi 54 milionë dollarë.
“Një pikturë kaq e rrallë, me rëndësi të madhe artistike, nuk ka është gjetur në tregun e artit në Evropën Qendrore për dekada”, ka thënë im Kinsky, përmes një deklarate.
Portreti do të vendoset në ankand më 24 prill, në emër të pronarëve, dhe pasardhësve ligjorë të familjes Lieser. Diçka e tillë është e bazuar në Parimet e Uashingtonit, një marrëveshje ndërkombëtare për kthim të artit të plaçkitur prej nazistëve, te pasardhësit e njerëzve prej të cilëve janë marrë veprat.
Para ankandit, pikturat do të prezantohen në disa lokacione ndërkombëtare, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Zvicrën, Gjermaninë dhe Hong Kongun. Portreti ka qenë dikur pronë e familjes Lieser, atëbotë industrialistë të pasur hebrenj në Vjenë.
Një avokat u kanë thënë mediave austriake se deri në tani nuk janë gjetur dëshmi që kjo vepër është plaçkitur, apo vjedhur, para apo gjatë Luftës së Dytë Botërore. Veprat e Klimtit janë shitur për shuma të mëdha parash në të kaluarën. Vepra tjetër e tij, Gruaja me Flladitëse, është shitur për 85.3 milionë dollarë në qershor, duke e bërë atë veprën më të vlefshme të artit që është shitur në ndonjë ankand në Evropë.
Marrë nga REL
gustav klimti pikture vjene
Bota
26 Janar 2024, 08:03
N.F
Jesse Jane
SHBA- Aktorja e pornografisë, Jesse Jane është gjetur e pajetë së bashku me të dashurin e saj, Brett Hasenmue...
Bota
26 Janar 2024, 07:41
I.A
Michelle Obama
SHBA- Në prag të zgjedhjeve paraprake në New Hampshire, rikthehet “fantazma” e Michelle Obamas, e dhënë...
Bota
25 Janar 2024, 21:08
h.k
Foto ilustruese
UKRAINË-Marianna Vyshemirskaya, e cila i mbijetoi bombardimeve ruse të një materniteti në Mariupol, shprehu mbësh...
Bota
25 Janar 2024, 20:52
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Sipas rezultateve të garave zgjedhore paraprake në Ajova dhe në Nju Hempshër, Joe Biden dhe Donald Trump duket se...
Bota
25 Janar 2024, 19:29
h.k
Foto ilustruese
BRUKSEL-Ideja që është dëgjuar në Kosovë nga kryeministri Albin Kurti dhe është përsërit...
Bota
25 Janar 2024, 19:27
h.k
Foto ilustruese
GJERMANI-Deri në 9,355 të mitur mund të jenë abuzuar seksualisht brenda Kishës Protestante të Gjermanis...
Bota
25 Janar 2024, 18:59
h.k
Foto ilustruese
BRITANI-Qyteti anglez, Sheffield, i cili dikur njihej më së shumti për çelikun, prandaj edhe është mbiquaj...
Bota
25 Janar 2024, 19:06
I.A
Huthet
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë thënë të enjten se kanë vendosur sanksione të koordinuara ndaj katër ...
Bota
25 Janar 2024, 18:11
E.d
Igor Girkin
Hera e fundit që pashë Igor Girkin ishte pesë vjet më parë në shkallët e një agjencie lajmesh në M...
Bota
25 Janar 2024, 18:11
h.k
Foto ilustruese
KOSOVA-Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të enjten aktakuzë kundër pesë personave për shtytje në...