Politike

"Çështja "Beleri" i takon drejtesisë"/ Komisioni Europian i përgjigjet Greqisë: Mbështesim SPAK-un

Eurodeputetja pretendonte se seanca ndaj Belerit ishte vonuar dhe se atij i ishte refuzuar leja për t’u larguar nga burgu për të folur në cilësinë e tij si kryebashkiak, eurodeputetja greke Assimakopoulou tha se çështja ishte më e madhe se sa një grindje e dy vendeve.

25 Janar 2024, 20:11 Nga h.k
"Çështja "Beleri" i takon drejtesisë"/
Foto ilustruese

BRUKSEL-Anna-Michelle Assimakopoulou, eurodeputetja greke u kundërshtua Thoas Hagleitner përfaqësuesi i lartë i Komisioni Europian kur politikania greke u shpreh se çështja "Beleri" është një çështje europiane. 

Eurodeputetja pretendonte se seanca ndaj Belerit ishte vonuar dhe se atij i ishte refuzuar leja për t’u larguar nga burgu për të folur në cilësinë e tij si kryebashkiak, eurodeputetja greke Assimakopoulou tha se çështja ishte më e madhe se sa një grindje e dy vendeve.

Kjo çështje i takon drejtesisë, ne nuk komentojmë per çështje që janë në gjykim dhe për këtë çështje mbështesim SPAK-iun”, tha Hagleitner, Shefi i Njësisë përgjegjëse për Politikat dhe Strategjinë Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Fqinjësia dhe Negociatat e Zgjerimit  në Komisionin Evropian.

Arrestimi dhe mbajtja në qeli e kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri i kaloi caqet e politikës së brendshme dhe u kthye në një problem për marrëdhëniet Greqi -Shqipëri. Sipas ekspertëve të integrimit, konflikti mund të shoqërohet me pasoja reale në rrugëtimin e vendit drejt BE-së.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, duke u bërë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli. Prokuroria e akuzon Belerin për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, duke pretenduar se ka provuar tej çdo dyshimi se ai i kishte ofruar një bashkëpunëtori të policisë 50 euro për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës.

thoas hagleitner ceshtja beleri

Sondazh

Poll