Sport

Transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi, ndër ato që shkaktuan më shumë dëme ekonomike në dekadën e fundit…

Një studim i ri nga Observatori i Futbollit (CIES) ka hartuar një listë të lojtarëve që kanë sjellë shpenzimet më të larta, ndërmjet nënshkrimit të tyre dhe shitjes së mëvonshme, për klubet që i kanë blerë.

26 Janar 2024, 08:30 Nga DOSJA

Transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi, ndër ato që shkaktuan

ZVICER - I nënshkruar nga Juventusi në vitin 2018, Cristiano Ronaldo shënoi 101 gola për klubin bardhezi gjatë tre sezoneve, përpara se të shitej te Manchester United. 

Këtë të enjte, CIES zbulon se Juventusi humbi 82 milionë euro nga portugezi, mes vlerës për të cilën e morën nga Real Madrid dhe më pas e shitën te Manchester United. Në këtë, lëvizje sulmuesi aktual i Al Nassr ishte lojtari i 6-të në 10 vitet e fundit që i shkaktoi më shumë dëme klubit italian që e nënshkroi dhe më pas e shiti. 

Sipas CIES, Philippe Coutinho është lojtari që i shkaktoi më shumë humbje klubit që e nënshkroi, me Barcelonën që kishte humbje prej 132 milionë eurosh nga nënshkrimi i tij me Liverpoolin në vitin 2018, deri në largimin e tij në Aston Villa në 2022.

Më pas në listë janë Eden Hazard, belgu i shkaktoi një humbje prej 130 milionë eurosh  Real Madridit, i cili e nënshkroi nga Chelsea në vitin 2019, listë në të cilën nuk mungojnë edhe Ousmane Dembélé dhe Neymar. 

Interesant është fakti, se Barcelona përdori paratë e Paris Saint-Germain kishte fituar për të përfunduar transferimin e Neymar në Paris në 2017, për të nënshkruar më pas me Dembélé dhe Coutinho, dy investime që, siç mund ta shohim, nuk patën kthimin e dëshiruar për Blaugranët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll