Aktualitet

Pasi u shkarkua takoi kolegët, si u vetëvra nënkomisari në Durrës, askush nuk e dëgjoi të shtënën e armës

Mësohet se shkak për këtë është bërë shkarkimi nga detyra dhe gjendja e rënduar psikologjike që ndodhej prej disa ditësh.

25 Janar 2024, 18:16 Nga I.A
Pasi u shkarkua takoi kolegët, si u vetëvra nënkomisari në
Arben Pjeçi

DURRËS- Detaje të reja janë zbuluar nga vetëvrasja e nënkomisarit të Durrësit Arben Pjeçi në zyrën e tij. Mësohet se shkak për këtë është bërë shkarkimi nga detyra dhe gjendja e rënduar psikologjike që ndodhej prej disa ditësh.

Pasi u shkarkua nga detyra, Pjeçi u takua me të gjithë kolegët e tij dhe më pas u mbyll në zyrën e vetë. Por ajo që ngre dyshime është se askush nuk e kishte dëgjuar të shtënën me armë të Pjeçit, ndaj dhe askush nuk ishte alarmuar në komisariat. 

Dyshohet se në armë mund të ketë vendosur silensiator. Por ajo që bëhet me dije se nesër do të bëhet një eksperiment se përse nuk është dëgjuar e shtëna me armë.

arben pjeçi vetevritet arben pjeçi

Sondazh

Poll