Sport

David Alaba shkon në Austri për të vazhduar rikuperimin…

Qendërmbrojtësi inkurajohet të vazhdojë procesin e tij të rehabilitimit dhe do të kthehet sezonin e ardhshëm.

25 Janar 2024, 16:50 Nga DOSJA
David Alaba shkon në Austri për të vazhduar rikuperimin…

SPANJE - David Alaba, i dëmtuar dhjetorin e kaluar në ndeshjen e parafundit të vitit kundër  Villarrealit në ligamentin e kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë, ka shkuar në vendlindjen e tij Austri, për të vazhduar procesin e rehabilitimit. 

Ai e ka bërë këtë, sipas gazetarit Sergio Quirante, me lejen e klubit dhe me synimin për të vazhduar rrugën e mirë të rikuperimit të tij një muaj pas operacionit. Edhe kështu shërbimet mjekësore të bardhezinjve do të monitorojnë ecurinë e lojtarit që do të jetë në vendin e tij deri në mes të shkurtit. 

Në këtë mënyrë, pasi të kthehet, ai do të mund të punojë individualisht pa ndihmën e patericave dhe do të vazhdojë të përparojë në Madrid, proces që parashikohet të përfundojë në muajt qershor dhe korrik, kohë në të cilën do të fillojë puna për sezonin e ardhshëm. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll