Sport

Guardiola tregoi gjendjen e Haaland, por nuk harroi të 'replikonte' edhe me Ceferin...

Pep, për Ceferin: "Si avokat dhe president i UEFA-s, ai duhet të presë, avokatët duhet të respektojnë procesin dhe duhet të dinë se ne kemi të drejtë të mbrohemi"

25 Janar 2024, 16:23 Nga DOSJA
Guardiola tregoi gjendjen e Haaland, por nuk harroi të

ANGLI - Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, foli këtë të enjte në një konferencë për shtyp për gjendjen fizike të sulmuesit të tij yll, Erling Haaland, i cili nuk ka luajtur që nga 6 dhjetori, kur u dëmtua duke luajtur kundër Aston Villas. Dhe trajneri i 'Qytetarëve' i dërgoi një mesazh të fortë edhe Aleksander Ceferin, presidentit të UEFA-s. Manchester City do të përballet me Tottenhamin  këtë të premte, në xhiron e 32-të të FA Cup.

Guardiola tha për Haaland: "Ai është gati të kthehet, nuk është ende gati për këtë të premte, por është afër. Ai nuk është perfekt dhe do të presim edhe pak." Pep deklaroi se edhe Manuel Akanji  është jashtë, ndërsa John Stones dhe Ederson janë rikuperuar.

Trajneri i Cityt iu referua edhe Kalvin Phillips, gati për t'iu bashkuar West Hamit si huazim nga klubi 'Citizen': "Shpresoj që Kalvin të marrë minutat që meriton dhe që nuk kam mundur t'i jap. Ai është një njeri i jashtëzakonshëm." 

Guardiola pranoi se “i vjen keq” se si kanë shkuar gjërat me ish-mesfushorin e Leeds. "Nëse do t'i kisha dhënë 10, ose 15 ndeshje radhazi, ai do të kishte luajtur mirë. Por nuk e bëra. Ndihem mirënjohës për sjelljen e tij. Shpresoj që ai të ketë minuta dhe sezonin e ardhshëm do të shohim se çfarë do të ndodhë."

Një tjetër temë për të cilën foli Guardiola ishte Omar Berrada, i cili dha dorëheqjen si drejtor i operacioneve të futbollit të Cityt, për t'u bërë CEO i Manchester United.

Guardiola tha për Omar Berradën: "I uroj të gjitha të mirat. I uroj fat. Ai ka ndryshuar rrugë, jo qytete. Një person i rëndësishëm për klubin tonë, krahu i djathtë i Ferran (Soriano), por ai vetë vendosi momentin e largimit, por klubi duhet të vazhdojë".

Dhe Pep Guardiola vazhdoi: "Unë nuk i di idetë e Manchester United. Ne përpiqemi të mbajmë më të mirën këtu, por kjo mund të ndodhë. Kur erdha në këtë ndërtesë, vij shumë shpesh, tani nuk njoh një fytyrë. Njerëzit e ndërrojnë punën gjatë gjithë kohës. Klubi ishte i lumtur me Omarin. Ai vetë vendosi të largohej."

Një tjetër çështje që Pep Guardiola iu referua ishin komentet e presidentit të UEFA-s, Alkander Ceferin, në lidhje me respektimin e rregullave të “Fair Play” Financiar nga Manchester City. "Si avokat dhe president i UEFA-s, ai duhet të presë. Ai ka shumë punë për të bërë në UEFA. Avokatët duhet të respektojnë procesin. Ai e di që ne kemi të drejtë të mbrohemi."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll