Sport

Nëna e yllit të Cityt, përleshet me policinë: "Jam si një kafshë kur jam e dehur"

Claire Rowlands (44 vjeç), nëna e futbollistit Phil Foden, u dëbua nga një pijetore dhe pati një incident me policinë.

25 Janar 2024, 16:09 Nga DOSJA
Nëna e yllit të Cityt, përleshet me policinë: "Jam si

ANGLI - Shtypi anglez ka publikuar momentin në të cilin nëna e Phil Foden, futbollistit të Manchester Cityt, është përzënë nga klubi i natës Bentley në Towyn (Uells), pasi i ka hequr kapelen një burri.

"Mos më godit në fytyrë. Unë jam si një kafshë kur kam pirë",- tha Claire Rowlands (44 vjeç) kur u prangos nga oficerët e policisë, me të cilët u përball me dhunë. "Hajde, çfarë kam bërë? Mos u përballni me mua nëse nuk keni prova”,- sfidoi nëna e Fodenit policët.

Videoja e incidentit të nënës së Fodenit u shfaq në gjykatë gjatë gjykimit. Pamjet tregojnë Claire Rowlands, duke hequr një kapele bejsbolli nga koka Paul Shortman dhe më pas duke u përpjekur ta vendosë përsëri.

"Isha e dehur. Ishte vetëm pak argëtim, pak shaka. Thjesht nuk mund ta besoja, se mund të futesha në telashe për t'i hequr kapelen dikujt. Është truku im i festës: i hoqa kapelen dikujt dhe i vendosa. Nuk doja ta lëndoja dhe mund ta shihni edhe në video. Ishte thjesht një shaka e bërë në mënyrë të gabuar",- u justifikua nëna e Fodenit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll