Bota

VIDEO/ Tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2 ballë trondit Turqinë, banorët e tmerruar dalin në rrugë

Tërmeti ka ndodhur në thellësinë fokale 13.93 km, si pasojë e të cilit është ndjerë edhe në prefekturat fqinje.

25 Janar 2024, 14:45 Nga N.F
VIDEO/ Tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2 ballë trondit
Banorët e frikësuar nga tërmeti

TURQI- Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 ështëregjistruar pasditen e sotme rreth orës 16:04 -ora lokale- në provincën Malatya në Turqinë lindore. Lajmin e ka konfirmuar Agjencia për Fatkeqësitë Natyrore dhe Emergjencat (AFAD) .


Tërmeti ka ndodhur në thellësinë fokale 13.93 km, si pasojë e të cilit është ndjerë edhe në prefekturat fqinje. Shqetësimi i banorëve që dolën në rrugë ka qenë i fortë. Malatya u prek rëndë dhe pësoi dëme serioze nga dy tërmetet e forta të 6 shkurtit 2023, me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, me qendër në provincën fqinje të Kahramanmaras.

 

turqi termet

Sondazh

Poll