Art&Argëtim

Meghan Markle dhe Princ Harry shfaqen surprizë në Xhamajka për premierën e filmit "Bob Marley: One Love"

Dukesha e Sussex-it, 42 vjeçe, kishte veshur një fustan të zi me rripa me një fund model princeshe, ndërsa Harry, 39 vjeç, me një kostum marine të kombinuar me një këmishë të bardhë.

24 Janar 2024, 12:12 Nga S.B

 

Meghan Markle dhe Princ Harry shfaqen surprizë në Xhamajka për
Princ Harry dhe Meghan Markle

 

Xhamajkë-Është një mbrëmje takimi në tapetin e kuq për Meghan Markle dhe Princin Harry. Çifti bëri një paraqitje surprizë në premierën e "Bob Marley: One Love" në Xhamajka në Teatrin Carib në Kingston të martën mbrëma ,të buzëqeshur teksa ecnin dorë për dore.

Dukesha e Sussex-it, 42 vjeçe, kishte veshur një fustan të zi me rripa me një fund model princeshe, ndërsa Harry, 39 vjeç, me një kostum marine të kombinuar me një këmishë të bardhë. Premiera shënon udhëtimin e parë të Meghan dhe Harry-t në Xhamajka që nga viti 2017. Ata ishin në Karaibe për të festuar dasmën e mikut të Harry-t, Tom "Skippy" Inskip me Lara Hughes-Young, por udhëtimi u shndërrua në diçka shumë më tepër për ish-pjestarët mbretërorë.

 

Meghan Markle dhe Princ Harry shfaqen surprizë në Xhamajka për
Princ Harry dhe Meghan Markle

 

"Në fund të natës pati një kërcim të ngadaltë dhe pasi Harry shoqëroi Meghan në pistën e kërcimit për një rrotullim të fundit ... Harry ishte i bindur se kishte takuar "të duhurën", shkruan Nicholl.

Dalja e rrallë në tapetin e kuq pasoi pjesëmarrjen e Harry-t në Living Legends of Aviation Awards në Beverly Hills, Kaliforni, ku ai u nderua të premten e kaluar. John Travolta i dha princit çmimin.

meghan markle princ harry one love bob marley xhamajka

Sondazh

Poll