Art&Argëtim

Greta Gerwig dhe Margot Robbie jashtë Oscar, Ryan Gosling i zhgënjyer: Nuk ka film Barbie pa ato

Gjithashtu Gosling shtoi se ishte i nderuar që u nominua për aktorin më të mirë dytësor për portretizimin e një kukull plastike të quajtur Ken.

24 Janar 2024, 11:51 Nga E.d
Greta Gerwig dhe Margot Robbie jashtë Oscar, Ryan Gosling i zhgënjyer:
Ryan Gosling, Greta Gerwig dhe Margot Robbie

SHBA- Aktori Ryan Gosling tha se është i zhgënjyer që Greta Gerwig dhe Margot Robbie e Barbie nuk u nominuan në kategoritë kryesore për çmimet Oscar. Gjithashtu Gosling shtoi se ishte i nderuar që u nominua për aktorin më të mirë dytësor për portretizimin e një kukull plastike të quajtur Ken.

"Por nuk ka Ken pa Barbie dhe nuk ka asnjë film Barbie pa Greta Gerwig dhe Margot," tha Gosling.

Barbie ishte filmi me fitimet më të larta të vitit 2023, duke marrë 1.44 miliardë dollarë në mbarë botën. Gosling tha në një deklaratë për CBS, partneri mediatik i BBC-së në SHBA,

"Jam jashtëzakonisht i nderuar që jam nominuar nga kolegët e mi së bashku me artistë të tillë të shquar në një vit me kaq shumë filma të mrekullueshëm", vazhdoi ai. 

Në të njëjtën kohë, aktori kanadez i përshkroi Gerwig dhe Robbie si dy personat më përgjegjës për këtë film të njohur globalisht.  

Aktorja e Barbie, America Ferrera arriti të marrë një nominim për aktoren më të mirë dytësore. Megjithatë, Gosling shtoi se ai ishte shumë i lumtur për America Ferrera  e cila mori një nominim surprizë për aktoren më të mirë dytësore si dhe artistët e tjerë të jashtëzakonshëm që kontribuan me talentin e tyre për ta bërë këtë film kaq novator. 

Ndërsa Ferrera tha gjithashtu se ishte tepër e zhgënjyer që Gerwig dhe Robbie nuk u njohën në kategoritë kryesore të nominimeve. Çmimet e 96-ta të Akademisë Awards do të mbahen më 10 mars në Los Angeles.

ryan gosling greta gerwig margot robbie

Sondazh

Poll