Art&Argëtim

Jason Momoa zbulon se parashikoi të dy shpërthimet e vullkanit në Hawaii pak para se të ndodhnin

Kur u pyet nëse ishte në Hawaii kur ndodhën shpërthimet e fundit të vullkanit, aktori i tha Kimmelit se kishte një parandjenjë se si Mauna Loa ashtu edhe Kilauea do të shpërthenin.

24 Janar 2024, 17:15 Nga S.B
Jason Momoa zbulon se parashikoi të dy shpërthimet e vullkanit në
jason momoa

SHBA-Jason Momoa aktori i njohur amerikan është kthyer në vendlindjen e tij Hawaii për të filmuar serialin e tij të ri televiziv ‘Chief of War’,duke zbuluar në Jimmy Kimmel Live se ai parashikoi shpërthimet e fundit të vullkanit. 44-vjeçari me origjinë nga Honolulu u shfaq në emisionin ABC të martën, me Kimmel ku ky i fundit i tha se herën e fundit që shkoi në Hawaii takoi diku tek 13 njerëz që i thanë se ishin kushërinjtë e Jason, ndërsa Momoa u përgjigj: 'Ata edhe mund të jenë.'

Kur u pyet nëse ishte në Hawaii kur ndodhën shpërthimet e fundit të vullkanit, aktori i tha Kimmelit se kishte një parandjenjë se si Mauna Loa ashtu edhe Kilauea do të shpërthenin.

Unë në fakt po drejtoja finalen. Ishim në fushat e llavës. Dhe unë u kisha thënë që në fillim të xhirimit se vullkanet do të shpërthenin . Ishte ora 11:00 dhe në 4:00 të mëngjesit morëm telefonatën që Mauna Loa shpërtheu ." -tha Momoa.

Jason Momoa zbulon se parashikoi të dy shpërthimet e vullkanit në
jason momoa

Kimmel e pyeti Jason gjithashtu nëse po kënaqej duke xhiruar në vendlindjen e tij, duke shtuar, "ndonjëherë të xhirosh në vendin ku je rritur nuk është dicka e mire .Kur isha më i ri mezi prisja të largohesha. Dhe tani gjithçka që dua të bëj është të kthehem në shtëpi”, pranoi Momoa.

Momoa ishte i ftuar në Jimmy Kimmel Live për të promovuar serinë e tij të re dokumentare Max On the Roam, ku ai udhëton në të gjithë vendin me motoçikletën e tij për të bashkëvepruar me një shumëllojshmëri të gjerë njerëzish të ndryshëm, i cili debutoi më 18 janar.

jason momoa hawaii vullkan

Sondazh

Poll