Sport

Kërkohen nëntë vite burg për holandezin Quincy Promes, akuzohet për trafik droge...

Drejtësia holandeze ka kërkuar një dënim me nëntë vjet burg kundër Quincy Promes, sulmuesit të Spartak Moskës dhe ish-ndërkombëtarin holandez.

25 Janar 2024, 11:11 Nga DOSJA
Kërkohen nëntë vite burg për holandezin Quincy Promes,

HOLANDE - Drejtësia holandeze kërkoi të mërkurën një dënim me 9 vjet burg për Quincy Promes, sulmuesit holandez të Spartak Moskës, i akuzuar për trafik droge. 

Vitin e kaluar, prokurorët njoftuan se ish-ndërkombëtari holandez dyshohej se ishte përfshirë në kontrabandën e 1.360 kg kokainë të sekuestruara në portin e Antwerpit në Belgjikë në vitin 2020. Substanca ishte fshehur në dërgesat e kripës nga Brazili, thanë prokurorët.

Promes nuk mori pjesë në seancën e mbajtur në Amsterdam. Sipas një urdhër-arresti ndërkombëtar, sulmuesi 32-vjeçar nuk mund të arrestohet, apo të merret në pyetje në Rusi.  Avokatët e tij, megjithatë, i thanë agjencisë holandeze të lajmeve ANP, se ai i mohoi akuzat për import, eksport, transport dhe posedim droge.

Në një çështje tjetër ligjore, Promes u dënua gjithashtu në mungesë me 18 muaj burg, në lidhje me një përleshje në vitin 2020, gjatë së cilës ai dyshohet se goditi me thikë në gju një kushëri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll