Sport

Gjithçka i ndodh atij: Anthony Martial i detyruar të qëndrojë 10 javë jashtë…

Ndërkombëtari francez luajti vetëm pesë ndeshje në Premier League

24 Janar 2024, 21:28 Nga DOSJA
Gjithçka i ndodh atij: Anthony Martial i detyruar të

ANGLI - Eshtë një tjetër goditje e rëndë për aspiratat e francezit Anthony Martial. Lojtari do të mungojë për 10 javë, pasi i është nënshtruar një operacioni për një problem të përsëritur në ijë.

Me vetëm pesë paraqitje për ekipin e “Djajve të Kuq” në Premier League të këtij sezoni, francezi duket gjithnjë e më i larguar nga projekti i trajnerit holandez Erik ten Hag për ekipin.

Ka zëra se ka interes nga klubet saudite për nënshkrimin e tij, por për momentin nuk është bërë e ditur asgjë zyrtare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll