Sport

Grusht në Bundesligë! Gjesti i turpshëm i trajnerit të Union Berlinit ndaj Leroy Sané, është bërë viral në rrjetet sociale...

Fitorja e Bayern Munichut kundër Union Berlin mbrëmjen e kësaj të mërkure (1-0) u shënua nga një gjest shumë i shëmtuar nga ana e trajnerit të Berlinit, Nenad Bjelica ndaj Leroy Sané. Shikoni videon…

25 Janar 2024, 07:30 Nga DOSJA

Grusht në Bundesligë! Gjesti i turpshëm i trajnerit të Union

GJERMANI - Ky është një imazh i rrallë. Madje shumë i rrallë. Shikoni videon… Po luhej minuta e 74-të në ndeshjen Bayern Munich-Union Berlin (1-0), mbrëmjen e kësaj të mërkure, kur Nenad Bjelica ishte fajtor për një gjest të turpshëm. 

Në një aksion, trajneri i Union Berlin nuk donte t'ia kthente topin shpejt Leroy Sané dhe, i acaruar, më pas e sulmoi fizikisht dhe i futi duart në fyt sulmuesit të Bayern Munichut.  Dhe dy herë. Një gjest, që logjikisht i dha teknikut kroat një përjashtim nga fusha e lojës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll