Sport

VIDEO/ Festë në ishull, Mallorca kalon në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, “surpriza” e La Ligas, Girona eliminohet…

Mallorca mundi 3-2 zbulimin e La Ligës, Girona, për të kaluar në gjysmëfinale të Kupësë së Mbretit

24 Janar 2024, 22:29 Nga DOSJA
VIDEO/ Festë në ishull, Mallorca kalon në gjysmëfinale

SPANJE - Në La Liga është Girona, por në Kupën e Mbretit, befasia vjen në emrin e Mallorcës. Ishullorët mposhtën 3-2 katalanasit dhe u kualifikuan në çerekfinale të eventit.

Skuadra e Javier Aguirre e kaloi në epërsi në pjesën e parë falë golit të Kyle Larin (21’) dhe dy golave ​​të Abdon Pratz (28’ dhe 35’). 

Mysafirët u rreshtuan me disa titullarë, por nuk arritën ta shikonin në sy Mallorcën dhe e vetmja gjë që arritën (ndonëse patën raste) ishte ngushtimi i rezultatit me penallti të Cristian Stuanit në minutën e 68-të dhe në kohën e shtesë me Savio (90’+6).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll