Politike

Berisha në "arrest shtëpie", Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën e sigurisë, avokati: Do ankimohet vendimi, beteja vazhdon

Berisha ndodhet në arrest shtëpie që nga 30 dhjetori, pasi po hetohet për veprën e korrupsionit për procedurat e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

25 Janar 2024, 09:11 Nga r.ll
Berisha në "arrest shtëpie", Apeli i GJKKO-së lë
sali berisha, genc gjokutaj

TIRANË- Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha, duke mos pranuar kështu ankimimet e dy avokatëve. 

Berisha ndodhet në arrest shtëpie që nga 30 dhjetori, pasi po hetohet për veprën e korrupsionit për procedurat e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

VENDIMI:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 25.01.2024, ora 09:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 27 akti, datë 16.01.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim/ankues S.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 520, datë 30.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal) dhe vendimit nr. 521, datë 27.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi:

Miratimin e nr. 520, datë 30.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ndërkohë avokati Genc Gjokutaj pasi doli nga ambientet e gjykatës tha se vendimi i sotëm do të rekursohet dhe se beteja do të vazdhojë, për lirimin e Berishës, izolimi i të cilit sipas avokatit është bërë për qëllime politike. 

Gjokutaj: Vendimi i Gjykatës për rrëzimin e kërkesës për administrimin e vendimit të përjashtimit i cili u gjykua pas shpalljes së vendimit, as më shumë as më pak, Gjykata e Apelit vërtetoi që u dekriptua përfundimisht qëllimi politik i mbajtjes në izolim të zoti Berisha, pasi për SPAK dhe Gjykatën Antikorrupsion nuk ka rëndësi nëse ai paraqitet ose jo. Zoti Berisha erdhi një ditë para gjykimit, gjykata e shtyu sot, nuk e kuptova arsyen e shtyrjes dhe vendosi miratimin. Ka bërë një gabim tjetër, që nuk është shprehur në lidhje me kërkesën e përjashtimit që ne e kemi ankimuar bashkë me vendimin. Beteja vazhdon në Gjykatën e Lartë. Do rekursohet vendimi i Apelit."

sali berisha

Sondazh

Poll