Politike

Çështja "Partizani"/ Apeli i GJKKO-së vendos sot për dy ankimimet e Berishës, avokatët shkojnë në gjykatë

Seanca e djeshme zgjati për rreth tre orë, ndërsa në fund vendosi që ta shtyjë për sot shpalljen e vendimit për ish-kryeministrin në hetim për çështjen ‘Partizani’.

25 Janar 2024, 08:49 Nga r.ll
Çështja "Partizani"/ Apeli i GJKKO-së vendos sot
avokatet

TIRANË- Apeli i Posaçëm i GJKKO pritet të vendosë sot shpalljen e vendimit për ankimimet e kryetarit të PD-së Sali Berisha për heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” dhe përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja e tij. Ndërkohë avokatet e Berishës, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj, kanë shkuar në ambientet e GJKKO-së.

Ish-kryeministri i cili ndodhet në “arrest shtëpie” prej 30 dhjetorit të 2023, ka ankimuar masën e sigurisë së caktuar ndaj tij. Kërkesa e ish-kryeministrit do të shqyrtohet nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi.

Seanca e djeshme zgjati për rreth tre orë, ndërsa në fund vendosi që ta shtyjë për sot shpalljen e vendimit për ish-kryeministrin në hetim për çështjen ‘Partizani’.

Kujtojmë se sot në orën 10:00 pritet të merret në pyetje nga SPAK edhe Jamarbër Malltezi, pasi akuzohet për përfshirje në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani".

sali berisha

Sondazh

Poll