Politike

FOTO/ Nis "të marrë jetë" projekti "Parku Eden" i Ramës brenda godinës së kryeministrisë

Projekti në fjalë nxiti reagime në publik për mënyrën se si paratë e buxhetit shpërdorohen për idetë e kryeministrit dhe relaksin e tij, e për këtë u gjet një mënyrë për të kamufluar investimin.

25 Janar 2024, 08:12 Nga M.B
FOTO/ Nis "të marrë jetë" projekti "Parku
Kryeministria

TIRANA- Në korrik të vitit 2022 u mësua se kryeministri Edi Rama po ndërtonte një park brenda kryeministrisë me faturë 3.7 milionë euro. Parku i quajtur “Eden”, bëhej fjalë për një projekt të studios austriake “Precht” që në bazë të tij ka një kompleks druri dhe pemësh. Projekti në fjalë nxiti reagime në publik për mënyrën se si paratë e buxhetit shpërdorohen për idetë e kryeministrit dhe relaksin e tij, e për këtë u gjet një mënyrë për të kamufluar investimin. Ai iu kalua Fondit Shqiptar të Zhvillimit që u bë zbatues i projektit duke ia kaluar ndërtimin një kompanie të njohur private të përfshirë shpesh në punë publike. Në një foto të publikuar nga aktivisti Ervin Goci në faqen e tij në Facebook duket se projekti është tashmë në një fazë të avancuar.

Rama ka deklaruar se instalacioni prej druri “nuk ishte një vepër arti, por një projekt energjie të rinovueshme vetëm për mjedise pune” dhe se nuk do t’i kushtonte buxhetit. Përveç këtij rasti, Rama me marrjen e detyrës krijoi Qendrën për Hapje dhe Dialog, (COD) në korrik 2015. Posaçërisht për kryeministrinë në atë periudhë erdhi edhe vepra “The triple Giant Mushroom“ nga Carten Holler.

parku eden kryeministria

Sondazh

Poll