Politike

Në arrest shtëpie, Malltezi bën rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë

Ndërkohë, ditën e sotme, Malltezi pritet të merret në pyetje nga SPAK, pasi akuzohet për përfshirje në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani".

25 Janar 2024, 08:31 Nga r.ll
Në arrest shtëpie, Malltezi bën rekurs në Gjykatën e
jamarber malltezi

TIRANË- Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet në arrest shtëpie, për çështjen "Partizani", ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masë së sigurisë. 

Rekursi është dorëzuar një ditë më parë nga avokatët e tij, ndërsa pritet të hidhet shorti dhe të caktohen data dhe ora e seancës.  Edhe vetë SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të Gjyqtarës Iliriana Olldashi që liroi nga burgu Jamarber Malltëzin.

Ndërkohë, ditën e sotme, Malltezi pritet të merret në pyetje nga SPAK, pasi akuzohet për përfshirje në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani".

Një ditë më parë u mor në pyetje për të njëjtën çështje edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ky i fundit ashtu edhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama.

 

jamarber malltezi gjykata e larte

Sondazh

Poll