Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shijak

Fatmirësisht nga shpërthimi i bombolës së gazit nuk ka pasur të lënduar.

25 Janar 2024, 07:29 Nga r.ll
Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shijak
foto ilustruese

DURRËS- Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Shijak. Sipas informacioneve policore ngjarja ndodhi në lagjen “Popullore”.

Fatmirësisht nga shpërthimi i bombolës së gazit nuk ka pasur të lënduar.

NJOFTIMI I POLICISE

Në orët e para të mëngjesit, në Shijak në lagjen “Popullore”, në kuzhinën e shtetasit L. K., 70 vjeç, e veçuar nga banesa ku jetonte ka pasur rrjedhje gazi, ku si pasojë e rrjedhjes ka shpërthyer bombola e gazit.

Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit të bombolës së gazit.

shperthim shijak

Sondazh

Poll