Bota

Përdhunoi dhe vrau një grua/ Rusi falet pasi merr pjesë në luftë kundër Ukrainës, shpallet edhe hero lufte

Anna Kosulko u sulmua nga 31-vjeçari në gusht të 2021 ku ai e përdhunoi dhe më pas e vrau.

25 Janar 2024, 09:26 Nga N.F
Përdhunoi dhe vrau një grua/ Rusi falet pasi merr pjesë në
Autori

RUSI- Reagime të shumta jane shkaktuar nga të afërmve e një 37-vjeçare ku përdhunuesi dhe vrasësi i saj 31-vjeçari rus, Grigory Povilaiko u lirua nga burgu dhe madje u shpall hero pasi mori pjesë në luftë kunër Ukrainës. Anna Kosulko u sulmua nga 31-vjeçari në gusht të 2021 ku ai e përdhunoi dhe më pas e vrau. Sipas kanalit Telegram VL.ru , Povilayko i cili u dënua me 24 vjet burg për vrasjen në tetor 2023 kishte nënshkruar një kontratë me Ministrinë ruse të Mbrojtjes për të luftuar në Ukrainë.

Shumica e të pandehurve që bëjnë kontrata të tilla duhet të kalojnë të paktën 6 muaj në front të luftës për tu falur por 31-vjeçari për 3 muaj që mori pjesë në luftë u fal nga autoritet ruse. Bashkëshorti i 37-vjeçares u shpreh se autori i kishte zënë pritë të ndjërës në garazhin e saj, teksa po përgatitej të nisej për në punë

“Ai nuk e kapi vetëm dhe e mbyti. Ajo ishte e mavijosur, ajo ishte rrahur, ajo ishte e gjakosur, ajo ishte blu. Ishte një makth dhe ajo kishte ngritur zërin por askush nuk e ndihmoi në atë moment”, shtoi bashkëshorti i 37-vjeçares.

Siç u zbulua nga hetimet e asaj kohe 31-vjeçari pasi vrau Anën, mori makinën e saj, shkoi në shtëpi, ndërroi rrobat e gjakosura dhe më pas shkoi në plazh me miqtë e tij.

Kur burri i 31-vjeçarit mësoi për lirimin e 37-vjeçarit vetëm një vit pas dënimit të tij, ai i dërgoi letra ushtrisë dhe ministrit të Mbrojtjes të Rusisë, Sergei Shoigu, duke kërkuar që autori të kthehej në qeli.

“Në vend që të kthehej në burg për gjysmën e jetës së tij, ai u kthye një hero lufte me të gjitha përfitimet. Nuk kam fjalë, jam i çmendur, si është e mundur kjo. Gruaja ime ka vdekur dhe ky përbindësh jeton i lirë”, shkruan ndër të tjera në letrën e tij bashkëshorti i 37-vjeçares.

rusi vrasje lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll