Bota

BE 'në aleancë' me disa porte për të luftuar kundër trafikimit të drogës

Aleanca vjen pasi konfiskimet e kokainës në BE janë në nivele rekord, me më shumë se 300 tonë të konfiskuar çdo vit.

25 Janar 2024, 08:53 Nga M.B
BE 'në aleancë' me disa porte për të luftuar
Komisionerja e Çështjeve të Brendshme të Bashkimit Evropian, Ylva Johansson flet gjatë një konference në Ministrinë e Migracionit në Athinë, Greqi, 8 janar 2024.

BELGJIKA- Bashkimi Evropian së bashku me autoritetet portuale evropiane nisën të enjten një aleancë të re publiko-private për të rritur ekspertizën dhe shkëmbimin e informacionit për të ndihmuar në trajtimin e kontrabandës së drogës dhe krimit të organizuar në bllok. Aleanca vjen pasi konfiskimet e kokainës në BE janë në nivele rekord, me më shumë se 300 tonë të konfiskuar çdo vit.

"Evropa ka një problem të madh të krimit të organizuar dhe ne e dimë se burimi i saj i të ardhurave është droga," u tha gazetarëve komisionerja e Punëve të Brendshme Ylva Johansson në portin Antwerp të Belgjikës, rapoton Reuters.

Ministrja e Brendshme belge Annelies Verlinden shtoi se një Evropë më e fotë është e vetmja mënyrë për të luftuar me sukses rrjetin kriminal. Në BE, gati 70% e të gjitha konfiskimeve të drogës të bëra nga doganat ndodhin në porte dhe shefja e Europol-it Catherine De Bolle tha se trafiku i drogës është ende tregu më i madh kriminal. Partneriteti, i cili përfshin gjithashtu ndihmën e Europol-it dhe Eurojust-it, do të japë 200 milionë euro për të ndihmuar doganat e BE-së dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin duke mbështetur edhe autoritetet portuale.

be lufta kunder droges

Sondazh

Poll