Bota

Gjenerali britanik: Qytetarët e zakonshëm do të marrin armët në rast lufte

Gjenerali Sir Patrick Saunders, tha forcat e aktuale, duke përfshirë edhe rezervat, nuk do të mjaftonin për të mbrojtur vendin në rast lufte, ndërsa theksoi se është shumë e rëndësishme që të ketë një mobilizim kombëtar.

25 Janar 2024, 09:07 Nga M.B

 

Gjenerali britanik: Qytetarët e zakonshëm do të marrin armët
Foto ilustruese

 

BRITANIA E MADHE- Britania duhet të përgatitet të formojë një “ushtri qytetare” në rast lufte me vende si Rusia, ka paralajmëruar kreu i ushtrisë. Gjenerali Sir Patrick Saunders, tha forcat e aktuale, duke përfshirë edhe rezervat, nuk do të mjaftonin për të mbrojtur vendin në rast lufte, ndërsa theksoi se është shumë e rëndësishme që të ketë një mobilizim kombëtar. Duke folur në një konferencë në Londër, gjenerali Sanders tha se brenda disa viteve të ardhshme Britania duhet të jetë gati të rrisë ushtrinë e saj në 120,000 duke përfshirë ushtarë, rezervistë dhe pensionistë.

“Miqtë tanë në Evropën Lindore dhe Veriore, të cilët mendojnë se kërcënimi rus është afër, po hedhin bazat për mobilizimin kombëtar. Ne kemi nevojë për një ushtri të krijuar për t’u zgjeruar me shpejtësi për të mundësuar nivelin e parë, për të siguruar burime për nivelin e dytë dhe për të trajnuar dhe pajisur ushtrinë qytetare që duhet të ndjekë. Siç paralajmëroi kryetari i komisionit ushtarak të NATO-s vetëm javën e kaluar, dhe siç ka bërë qeveria suedeze në përgatitjen e Suedisë për hyrjen e saj në NATO, duke marrë masa përgatitore që do t’u mundësojnë shoqërive tona të jenë gati për luftë kur është e nevojshme, tani nuk është vetëm e dëshirueshme, por e nevojshme. Ne nuk do të jemi të imunizuar dhe si brez i paraluftës duhet të përgatitemi në mënyrë të ngjashme, dhe kjo është një ndërmarrje mbarëkombëtare”, tha ai.

I pyetur për komentet e gjeneralit Sanders, zëdhënësi zyrtar i Rishi Sunak tha se “skenarët hipotetikë” të konflikteve të mundshme në të ardhmen “nuk janë të dobishëm”. Kur u pyet nëse ishte dakord me gjeneralin, zëdhënësi u përgjigj thjesht “jo”.

britania arme lufte

Sondazh

Poll