Bota

Zjarri në qendrën tregtare në Kinë, humbin jetën 39 persona, arrestohen 12 punonjës

Ndërkohë për shkak të kësaj ngjarje janë arrestuar edhe 12 perosna të mërkurën mbrëma.

25 Janar 2024, 08:56 Nga N.F
Zjarri në qendrën tregtare në Kinë, humbin jetën 39
Pamje nga vendi i ngjarjes

KINË- 39 persona aknë mbëtur të vdekur pas rënies së zjarrit në bodrumin e një qendre tregtare në Kinë. Ndërkohë për shkak të kësaj ngjarje janë arrestuar edhe 12 perosna të mërkurën mbrëma, njoftuan sot media shtetërore. Zjarri, një nga më vdekjeprurësit në vitet e fundit në vend shpërtheu në Xingyu në jugperëndim të Shangait. Sipas agjencisë zyrtare kineze të lajmeve Neë China punëtorët “kanë shkelur rregullat” e sigurisë duke përdorur një pajisje elektrike saldimi.


Tymi i dendur përfshiu shpejt katet e larta të ndërtesës ku funksiononte dyqani. Njerëzit brenda, duke përfshirë studentë, u bllokuan ku më pas edhe humbën jëtën. Nëntë persona të tjerë u plagosën. Në videot e shpërndara në rrjetet sociale duken persona qe hidhen nga lartësia për ti shpetuar zjarrit dhe asfiksimit në tym. Fatkeqësia vjen pesë ditë pasi një zjarr në shkollë në Kinën qendrore vrau 13 nxënës. Nuk ka ende asnjë shpjegim zyrtar për shkakun, por mediat kanë spekuluar se fatkeqësia e së shtunës është shkaktuar nga një ngrohës elektrike që ka marrë flakë.

 

kine zjarr viktima arrestim

Sondazh

Poll