Sport

Fabio Capello vlerëson: “Cristiano Ronaldo është një makinë, benzina e tij janë golat”...

Trajneri italian nuk është i befasuar nga efektiviteti i portugezit në vitin 2023

24 Janar 2024, 20:48 Nga DOSJA
Fabio Capello vlerëson: “Cristiano Ronaldo është një

SPANJE - Fabio Capello nuk ka punuar me Cristiano Ronaldon te Real Madrid apo në ndonjë klub tjetër, por ai ndjek rrugëtimin e CR7. 

Në një intervistë për gazetën ‘Marca’, trajneri italian nuk habitet që ylli portugez ka shënuar më shumë se 50 gola në moshën 38-vjeçare.

“Varet se ku luan”,- u shpreh Capello kur u përball me efektivitetin e lartë të sulmuesit në vitin 2023.

Dhe kur i thonë se ka edhe yje të tjerë që luajnë në Arabinë Saudite që nuk i kanë këto shifra, italiani thotë: "Ti e di që Ronaldo është një makinë. Benzina e tij janë gola. Kjo vazhdon të jetë merita e tij, e cila qëndron gjate viteve."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll