Sport

Katër tifozë të Udinese përjashtohen për jetë nga stadiumi, pas fyerjeve raciste të drejtuara ndaj Mike Maignan...

Katër ditë pas fyerjeve raciste ndaj Mike Maignan me AC Milan, Udinese pretendoi se kishte përjashtuar përgjithmonë katër tifozë të saj.

24 Janar 2024, 20:29 Nga DOSJA

Katër tifozë të Udinese përjashtohen për jetë nga

ITALI - Udinese ka njoftuar për katër ndalime të reja të përjetshme për hyrjen në stadiumin e saj, pas fyerjeve raciste të pësuar nga portieri francez i AC Milan, Mike Maignan gjatë ndeshjes së Serie A të fituar nga kuqezinjtë (3-2) të shtunën e kaluar.

“Udinese Calcio mund të konfirmojë se ka identifikuar edhe katër persona të tjerë në lidhje me incidentet... Këta persona do të përjashtohen përgjithmonë nga stadiumi Bluenergy”,- thuhet në njoftimin e klubit.

Të hënën, Udinese kishte përjashtuar përgjithmonë nga stadiumi i saj një individ, që shprehte fyerje raciste ndaj portierit të skuadrës franceze. Klubi italian është urdhëruar nga Liga Italiane të luajë një ndeshje me dyer të mbyllura.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll