Sport

Djokoviç takon spiritualistin e madh, Gurun e famshëm indian!...

Guru dhe spiritualisti i famshëm indian ka ndarë një foto nga Australia me Novak Gjokoviçin dhe nuk e ka fshehur kënaqësinë e takimit me tenistin më të mirë të të gjitha kohërave.

24 Janar 2024, 17:37 Nga DOSJA
Djokoviç takon spiritualistin e madh, Gurun e famshëm indian!...

AUSTRALI - Teksa Novak Gjokoviç është në pritje të kompletimit të çifteve të gjysmëfinaleve të Australian Open dhe teksa po përgatitet për duelin me Janik Siner të premten, ka pasur një vizitë të veçantë. Ai u vizitua nga Jagadish Vasudev i njohur më mirë si Sadguru.

Guru dhe spiritualisti i famshëm indian ka ndarë një foto nga Australia me Novak Gjokoviçin dhe nuk e ka fshehur kënaqësinë e takimit me tenistin më të mirë të të gjitha kohërave.

Ai tregoi se sa të pabesueshme janë të gjitha sukseset e tenistit serb dhe ky indian, i cili po ashtu ishte në Beograd, takoi me atë rast gruan e Novakut, Jelena Gjokovic.

"Shoqërim i mrekullueshëm me Novak Djokovic. Të qëndrosh në kulmin e aftësive të tua për më shumë se dy dekada në një sport tepër konkurrues si tenisi është e jashtëzakonshëm. Përkushtimi dhe mirëkuptimi yt për trupin dhe mendjen janë një shembull i jashtëzakonshëm që të tjerët të ndjekin. Gjithë të mirat në ndeshjet e tua të ardhshme.",- ka shkruar Sadguru, për të cilin Novak është përgjigjur: "Faleminderit Sadguru që vizitove dhe pe ndeshjen time".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sadhguru (@sadhguru)

Sadguru ka lindur në 1957 në Indi dhe tani drejton Fondacionin e tij Isha me qendër në Coimbatore. Ai e themeloi këtë fondacion në vitin 1992 dhe merret me drejtimin e një qendre shpirtërore, edukative dhe joga. Ai është autor i shumë librave dhe në foto shihet se njërin prej tyre ia ka dhuruar tenisit.

Përveç jogës dhe praktikave shpirtërore, Sadguru është i angazhuar në luftën për ruajtjen e mjedisit. Ai është më i vogli nga pesë fëmijët nga një familje indiane e klasës së mesme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll