Bota

Shqipëria fut në sherr gjermanët, Doris Pack “bën për ujë të ftohtë” Fleckenstein: Hipokrizi, ndihem e turpëruar

4 Mars 2019, 18:52 Nga DOSJA
Shqipëria fut në sherr gjermanët, Doris Pack “bën

Gjermani- Ish-anëtarja e Parlamentit Europian, ka reaguar pas deklaratave të eurokomisionerit Knut Fleckenstein pas vizitës në Shqipëri.

Ajo e konsideron si hipokrizi qëndrimin e Fleckenstein, ndërsa shprehet se ndihet e turpëruar nga ai, pasi sipas saj asnjëherë nuk ka kritikuar miqtë e tij socialistë për krimin dhe qeverisjen e korruptuar.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo shprehet:

“Knut Fleckenstein gjykimi i Opozitës në Shqipëri për sjellje jodemokratike është hipokrizi, është një thirrje për ndihmë nga BE-ja. Asnjëherë në vitet e fundit nuk keni kritikuar miqtë socialistë për krimin dhe qeverisjen e korruptuar. Shqiptarët humbën shpresën, po vuajnë dhe lënë vendin. Kam turp nga ti”.

Kujtojmë se eurokomisioneri Knut Fleckenstein, gjatë vizitës me delegacionin e PE-së në Tiranë, kritikoi Opozitën. (Lexo këtu) Ai u shpreh se Opozita nuk duhet të bojkotonte.

Ai u shpreh: “Po humbas durimin nga qëndrimi i deputetëve të opozitës, protestat të ruajnë qetësinë, pamjet e protestave vonojnë integrimin. I bëj thirrje Këshillit Europian të vlerësojë arritjet e Shqipërisë. Zonja e parë e vendit nuk duhet të pengojë negociatat, kam vëzhguar zgjedhjet e 2017 dhe ishin korrekt, në 5 mars informojmë PE për arritjet tuaja”.

(B.B./ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota doris pack hipokrizi knut fleckenstein pack sulmon fleckenstein doris pack hipokrizi knut fleckenstein pack sulmon fleckenstein

Sondazh

Poll

Bota 4 Mars 2019, 16:06

Mitrovica, mes ndarjes dhe bashkimit

Kosovë- Mitrovica, dikur qyteti i rockut dhe i Minatorëve të Kosovës. Tani qyteti i ndarë mbi lumin Ibër. Mbi urë qetë dhe prej kohësh pa incidente. Në qendrën ...