Sport

Lajm i tmerrshëm, luftëtari bie nga kati i 10-të, në gjendje kritike për jetën!

“Unë jam lutur që ta mposht atë në luftë dhe tani lutem që Zainalov të jetë mirë dhe të shërohet”, tha Kuzminov.

24 Janar 2024, 16:59 Nga DOSJA
Lajm i tmerrshëm, luftëtari bie nga kati i 10-të, në gjendje

RUSI - Një lajm i tmerrshëm ka ardhur nga Rusia...Luftëtari i famshëm MMA Magomed Zainalov është në gjendje kritike për jetën pasi ka rënë nga kati i 10-të i një pallati.

Nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka rënë Magomed, ndërsa policia lokale po punon për rastin.

Eduard Kuzminov, luftëtari MMA që duhej të luftonte me Magomedin, tha se po lutej për shëndetin e tij. “Duhet të kishim përleshje më 2 shkurt”, tha Kuzminov dhe më pas shtoi:

“Unë jam lutur që ta mposht atë në luftë dhe tani lutem që Zainalov të jetë mirë dhe të shërohet”, tha Kuzminov.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll