Politike

23 ditë protestë/ Nis tubimi i qytetarëve në mbështetje të Berishës

Disa nga qytetarët kanë mbajtur fjalën e tyre në podium, ku kanë bërë thirrje për lirimin e Berishës.

23 Janar 2024, 18:27 Nga r.ll
23 ditë protestë/ Nis tubimi i qytetarëve në mbështetje
pamje nga protesta

TIRANË- Ka nisur tubimi poshtë banesës së liderit demokrat, Sali Berisha. Të pranishëm në protestën e cila është në ditën e 23-të, përveç qytetarëve janë edhe disa nga deputetët demokratë. 

Disa nga qytetarët kanë mbajtur fjalën e tyre në podium, ku kanë bërë thirrje për lirimin e Berishës. Ata shprehen se janë ato që kanë nevojë për atë dhe ajo ai për to. Gjithashtu nuk kanë munguar as akuzat ndaj qeverisë në fjalën e tyre. 

Ndërkohë pak minuta më vonë pritet edhe fjalimi i ish-kryeministrit, i cili ndodhet në arrest shtëpie që nga 30 dhjetori i vitit të kaluar. 

sali berisha

Sondazh

Poll