Politike

Punimet e Komisioneve Parlamentare/ Disa nga deputetët e opozitës "harrojnë" bojkotin, marrin pjesë në mbledhjet online (FOTO)

Që nga sesioni i kaluar, mbledhjet e komisioneve Parlamentare nuk janë lejuar të zhvillohen normalisht.

23 Janar 2024, 16:50 Nga r.ll
Punimet e Komisioneve Parlamentare/ Disa nga deputetët e opozitës
foto e mbledhjeve online

TIRANË- Tre deputetë të opozitës duket se kanë "harruar" bojkotin, pasi kanë marrë pjesë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare të cilët po zhvillohen në Zoom. Sot në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë është diskutuar nisma ligjore për dhënien e Amnistisë për të burgosurit.

Ndërkohë ajo që ka tërhequr vëmendjen gjatë kësaj mbledhje është pjesëmarrja e deputetit të PD-së së Durrësit, Ferdinand Xhaferri, po ashtu dhe ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, aktualisht deputete e Partisë së Lirisë. Nga ana tjetër, në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, deputeti tjetër që ka "harruar" bojkotin ka qenë kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi.

Që nga sesioni i kaluar, mbledhjet e komisioneve Parlamentare nuk janë lejuar të zhvillohen normalisht. Opozitarët bllokuan në mbledhjen e fundit zhvillimin e mbledhjes të Komisionit të Medias, ndërkohë që një tjetër seancë e bllokuar ka qenë ajo e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. 

komisionet parlamentare ferdinand xhaferri dashamir shehi monika kryemadhi

Sondazh

Poll