Sport

Olympique Marseille firmos me... djalin e Gattusos!!!

Francesco, djali i 'Rinos', tashmë ka kaluar nëpër akademinë e Valencias

23 Janar 2024, 15:09 Nga DOSJA

Olympique Marseille firmos me... djalin e Gattusos!!!

FRANCE - Olympique Marseille ka mbyllur një nënshkrim në merkaton e dimrit me një mbiemër që do të tingëllojë i njohur. Ky është Francesco Gattuso dhe merret lehtë me mend, se ai është djali i trajnerit të tij: Gennaro Gattuso.

Françesko, 17 vjeç, luan si mesfushor si babai i tij dhe do t'i bashkohet qendrës stërvitore 'OM'. Në parim, ai do të alternojë dhe do të luajë midis nën 17 dhe nën 19.

Marseille, në fakt, njoftoi nënshkrimin e tij së bashku me Stephane Sparagna, Kassim Abdallah, Adam Nosel dhe Mouhamed Diallo. Gattuso në këtë mënyrë do të ketë mundësinë të ndjekë nga afër zhvillimet e të birit.

Olympique Marseille firmos me... djalin e Gattusos!!!

Kujtojmë se Françesko ka shoqëruar tashmë të atin në aventurën e tij edhe në Valencia. Gattuso Jr u ​​regjistrua në Akademinë e Valencias, duke qenë pjesë e ekipit të kadetëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 23 Janar 2024, 09:00

Liverpool njofton për Mo Salah…

BREGU I FILDISHTE - I pranishëm në tribuna këtë mbrëmje gjatë takimit midis Kepit të Gjelbërt dhe Egjiptit (2-2), ku m...