Sport

Udinese, një ndeshje me dyer të mbyllura pas ofendimeve raciste ndaj Mike Maignan

Liga Italiane njoftoi të martën një sanksion ndaj Udineses, pas thirrjeve raciste drejtuar Mike Maignan të shtunën në Serie A: klubi do të luajë një ndeshje me dyer të mbyllura.

23 Janar 2024, 14:58 Nga DOSJA
Udinese, një ndeshje me dyer të mbyllura pas ofendimeve raciste ndaj

ITALI - Pas indinjatës, është koha për sanksione për fyerjet raciste dhe klithmat e majmunëve, të drejtuara ndaj portierit të Milanit, Mike Maignan, gjatë ndeshjes në Udinese të shtunën. Të hënën, klubi i Udines njoftoi se kishte identifikuar dhe ndaluar përgjithmonë një nga autorët e britmave.

Të martën, komiteti disiplinor i Ligës Italiane njoftoi se Udinese u urdhërua të luante një ndeshje me dyer të mbyllura. Të shtunën, Maignan zgjodhi të largohej nga fusha, i imituar nga shokët e tij të skuadrës dhe ndeshja u ndërpre përpara se të rifillonte pas një ndërprerjeje prej pesë minutash.

Më 10 janar, klithmat e majmunëve nga mbështetësit e Lazios, kishin në shënjestër Romelu Lukakun gjatë derbit romak në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Komiteti disiplinor ndoqi kodin e drejtësisë sportive dhe urdhëroi mbylljen e dy tribunave për ndeshjen e radhës të Lazios në shtëpi në Kupë. Klubi romak ka apeluar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 23 Janar 2024, 09:00

Liverpool njofton për Mo Salah…

BREGU I FILDISHTE - I pranishëm në tribuna këtë mbrëmje gjatë takimit midis Kepit të Gjelbërt dhe Egjiptit (2-2), ku m...