Sport

Konflikt mes Xavit dhe dhomës së zhveshjes te Barcelona, Lewandowski në epërsi!...

Situata po tensionohet dukshëm mes Xavi-t dhe dhomës së zhveshjes së Barçës. Deri në atë pikë sa ditët e fundit, do të kishte ndodhur edhe një konflikt me trajnerin.

23 Janar 2024, 11:31 Nga DOSJA

Konflikt mes Xavit dhe dhomës së zhveshjes te Barcelona, Lewandowski

SPANJE - Edhe nëse Barça i dha vetes pak ajër, duke arritur një fitore të bukur në fushën e Bétisit (4-2), klubi katalanas mbetet i brishtë dhe nuk janë zbulimet e fundit për dhomat e zhveshjes ato që do t'i qetësojnë gjërat. 

Në të vërtetë, sipas informacioneve nga podkasti i “Bar Canaletes”, i cili mbledh së bashku disa gazetarë të specializuar për Barçan, një shkëmbim i tensionuar ka ndodhur mes Xavi dhe dhomës së tij të zhveshjes, me Robert Lewandowski në krye, pas kualifikimit të vështirë në Kupën e Mbretit, kundër Unionistas nga Salamanca (3-1).

“Kupa e Mbretit, duke qenë i vetmi titull që ka më shumë gjasa të fitohet, duhet të kishe vendosur një ekip më të fortë!”,- do të kishte kritikuar fillimisht Lewandowski trajnerin Xavi, i cili do të mbrohej në zgjedhjet e tij. “U analizua me stafin, përbërja ishte e duhura”,- shtoi Ter Stegen. “Nuk është hera e parë që analizon diçka të gabuar…”,- do të kishte thënë trajneri katalanas. 

Megjithatë, një drejtues anonim i dhomës së zhveshjes, e kritikon Xavin, duke thënë se nuk është hera e parë që ai keqinterpreton diçka. Incidenti, i dëgjuar nga drejtuesit dhe Deco, lë një ndjenjë shqetësimi në klubin katalanas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 23 Janar 2024, 09:00

Liverpool njofton për Mo Salah…

BREGU I FILDISHTE - I pranishëm në tribuna këtë mbrëmje gjatë takimit midis Kepit të Gjelbërt dhe Egjiptit (2-2), ku m...