Sport

Liverpool njofton për Mo Salah…

"Reds" kanë komunikuar zyrtarisht për dëmtimin e Mohamed Salah gjatë CAN.

23 Janar 2024, 09:00 Nga DOSJA

Liverpool njofton për Mo Salah…

BREGU I FILDISHTE - I pranishëm në tribuna këtë mbrëmje gjatë takimit midis Kepit të Gjelbërt dhe Egjiptit (2-2), ku më në fund u kualifikuan “Faraonët” pas barazimit të Ganës me Mozambikun (2-2), Mohamed Salah megjithatë, siç pritej, do të kthehet nesër për në Liverpool, për të të marrë trajtimin mjekësor dhe do të përpiqet të kthehet në garë nëse vendi i tij përparon në turne.

Kjo u konfirmua nga klubi “Reds” në një deklaratë të lëshuar mbrëmjen e djeshme: “Mohamed Salah do të kthehet në qendrën stërvitore AXA të mërkurën, për të filluar një program intensiv rehabilitimi me ekipin mjekësor të Liverpool.

Kjo pas dëmtimit të muskujve të pësuar me Egjiptin javën e kaluar, që e detyruan sulmuesin të largohet nga fusha gjatë pjesës së parë të ndeshjes kundër Ganës në Kupën e Kombeve të Afrikës, dhe një marrëveshje është arritur me FA egjiptiane, që Salah t'i nënshtrohet trajtimit në Liverpool.

Salah do të fillojë menjëherë punën me stafin mjekësor të klubit pas kthimit të tij në Merseyside me synimin për t'u rikthyer në veprim sa më shpejt të jetë e mundur për klubin dhe vendin, duke i dhënë atij mundësinë më të mirë për t'u rikthyer për të marrë pjesë në CAN, nëse Egjipti  kualifikohet dhe vazhdon të përparojë në turne."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll