Sport

CAN 2023/ Shpërthimi i Drogbas, i zhgënjyer nga fiasko e Bregut të Fildishtë...

Didier Drogba, ish-sulmuesi legjendar i kombëtares së Bregut të Fildishtë, ishte dukshëm i zhgënjyer, pas fiaskos kundër Guinesë Ekuatoriale.

23 Janar 2024, 12:18 Nga DOSJA

CAN 2023/ Shpërthimi i Drogbas, i zhgënjyer nga fiasko e Bregut

BREGU I FILDISHTE - Ishte një poshtërim i plotë që lojtarët e Bregut të Fildishtë pësuan dje për ndeshjen e tyre të tretë në CAN. Humbja e rëndë (0-4) ndaj Guinesë Ekuatoriale i afron “Elefantët” me një fiasco, me një eliminim të mundshëm nga faza e grupeve, në varësi të rezultateve të dy ditëve të ardhshme, të cilat nuk garantojnë se Bregu i Fildishtë do të rrëmbejë një nga katër vendet e treta më të mira.

Prandaj, zemërimi është i madh në Bregun e Fildishtë, veçanërisht në mesin e tifozëve të tërbuar.  Por edhe legjendat nuk e kanë të lehtë ta kalojnë këtë situatë. Didier Drogba, legjenda e futbollit të Bregut të Fildishtë, shpërtheu në mikrofonin e NCI pas ndeshjes. 

“Ne do të duhet të kthehemi në punë, jo vetëm duke bërë pyetjet e duhura, por edhe duke marrë vendimet e duhura. Për futbollin dhe vetëm futbollin, sepse sot një komb si Bregu i Fildishtë nuk mund të organizojë një kompeticion të tillë dhe… Sigurisht që mund të dalë sa më shpejt që doli sot, por në këtë ka një problem real”,- theksoi. Drogba. 

Një fjalim jo i parëndësishëm, pasi Drogba së fundmi ishte një kandidat i mundur për t’u zgjedhur president e Federatës së Futbollit të Bregut të Fildishtë (FIF).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 23 Janar 2024, 09:00

Liverpool njofton për Mo Salah…

BREGU I FILDISHTE - I pranishëm në tribuna këtë mbrëmje gjatë takimit midis Kepit të Gjelbërt dhe Egjiptit (2-2), ku m...