Sport

Laporta “sulmon” Realin: "Ajo që ndodhi kundër Almerias, është e turpshme"

“Mund të kishim rikuperuar pikë nga Real Madridi, por nuk u bë e mundur për shkak të vendimeve të arbitrit dhe VAR”

23 Janar 2024, 08:00 Nga DOSJA

Laporta “sulmon” Realin: "Ajo që ndodhi kundër

SPANJE - Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, nga skena e "Mundo Deportivo Grand Gala" hyri direkt në polemikat e arbitrazhit të Real Madrid-Almeria, ndeshje e fituar nga skuadra madrilene 3-2, me të paktën tre vendime të diskutueshme (përfshi rastin për të përjashtuar Vinicius, i cili më pas shënoi 3-2 me një prekje të mundshme të krahut) marrë pas konsultimit me VAR, duke e cilësuar atë që ndodhi në “Santiago Bernabeu”, si të turpshme.

“Mendoj se ekipi i arbitrave duhet t'i përgjigjet një sërë presionesh që kanë ndodhur gjatë gjithë sezonit dhe nëse nuk na përgjigjen, na bëjnë shumë të pakëndshëm, - shpjegon Laporta. - Mund të kishim rikuperuar pikë nga Real Madridi, por nuk u bë e mundur për shkak të vendimeve të arbitrit dhe VAR. Ajo që pamë në “Bernabeu” është një turp”.

Më pas Laporta fokusohet te momenti te “Blaugrana” pas fitores ndaj Betisit: “Skuadra po përmirësohet, ata ndihen më të fortë dhe më të sigurt, ka më shumë unitet në dhomat e zhveshjes, po rikuperojmë edhe të lënduarit, - vijon numri një i “Blaugranas”, duke thënë se është i bindur se mund të sjellë disa trofe në shtëpi këtë sezon. - Jam shumë optimist sepse shoh se si skuadra po lufton ditë pas dite për të qëndruar në garë në të gjitha garat dhe për të provuar të fitojë".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll