Bota

Katër të vrarë dhe dhjetra të plagosur nga sulmet ruse në Kiev dhe Kharkiv

Shtëpitë u goditën herët të martën në qytetin verilindor të Kharkiv, duke lënë tre persona të vrarë dhe 42 të tjerë të plagosur.  Shtëpitë u goditën herët të martën në qytetin verilindor të Kharkiv, duke lënë tre persona të vrarë dhe 42 të tjerë të plagosur. 

23 Janar 2024, 12:26 Nga E.d
Katër të vrarë dhe dhjetra të plagosur nga sulmet ruse
Kharkiv

UKRAINË- Katër persona janë vrarë dhe dhjetëra të plagosur në sulmet me raketa ruse që synojnë kryeqytetin ukrainas Kiev dhe qytetin e dytë më të madh Kharkiv. Shtëpitë u goditën herët të martën në qytetin verilindor të Kharkiv, duke lënë tre persona të vrarë dhe 42 të tjerë të plagosur. 

Një banore e Kharkiv, Natalia tha për BBC se nuk i kujtohet që sulmet të kenë qenë kaq të shumta që nga fillimi i luftës.

"Shtëpia ime u drodh. Ishte e gjitha shumë e zhurmshme. Pati shpërthime, pastaj dhjetë sekonda të tjera dhe një zhurmë tjetër.Shumë njerëz janë pa energji dhe ngrohje. Përveç frikës dhe urrejtjes, në këtë moment nuk ndjej asgjë," tha Natalia.

Në Sviatoshinsky, disa ndërtesa banimi u dëmtuan. Disa orë pas sulmeve, shërbimet e urgjencës thanë për BBC-së se ishin ende në vendngjarje dhe po kërkonin eksploziv pasi dyshohej se mund të kishte pjesë të një rakete që nuk shpërtheu. 

Në një vend tjetër në qytet, kur sulmi përfundoi, banorët e qytetit dolën nga shtëpitë e tyre për të kontrolluar dëmet. Forcat ajrore të Ukrainës thanë se kishin shkatërruar 21 nga 41 raketat e lëshuara nga Rusia gjatë natës. Duke reflektuar shqetësimet e Ukrainës se kërkesat e saj për armë nuk po përmbushen nga aleatët perëndimorë, kreu i administratës presidenciale, Andriy Yermak, publikoi një video të dëmit në Kharkiv dhe tha: Kharkiv. Ne nuk jemi thjesht një kështjellë, duhen armë!

andriy yermak lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll