Bota

FOTO/ Pankarta kundër Kosovës, ekspertja Woelk: Kjo është arsyeja pse krimet e luftës duhet të ndiqen rrënjësisht

Pamje të cilat më pas i kanë ndarë në rrjetet sociale duke sjellë reagime të shumta.

23 Janar 2024, 12:17 Nga N.F
FOTO/ Pankarta kundër Kosovës, ekspertja Woelk: Kjo është
Serbët me pankarta

BOSNJË HERCEGOVINË- Një grup serbësh të cilët jetojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë kanë provokuar me disa pankarta në hyrje të Srebrenicës. Pamje të cilat më pas i kanë ndarë në rrjetet sociale duke sjellë reagime të shumta.

Serbët shihen duke mbajtur pankarta ku duket harta e Kosovës me flamurin e Serbisë. Lidhur me këtë ka reaguar edhe ekspertja për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Evropian, Federica Woelk e cila dënoi ashpër veprimin e tyre. ëoelk ka bërë thirrje që boshnjakët në Srebrenicë të mos ndihen të kërcënuar dhe të rrezikuar, duke paralajmëruar se “kjo nuk duhet të lejohet”.

“E shihni këtë? Kjo, pikërisht kjo është arsyeja pse krimet e luftës duhet të ndiqen rrënjësish. Ne nuk mund të lejojmë që boshnjakët në Srebrenicë të ndihen të kërcënuar dhe të rrezikuar. Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë”, ka shkruar Woelk.

kosova serbia pankarta federica woelk

Sondazh

Poll