Bota

VIDEO/ Dallgët “përpinë” bazën ushtarake amerikane

Dallgët e mëdha thyen dyert dhe marën përpara tavolina, karrige, ndërsa disa njerëz u përpoqën të mbaheshin.

23 Janar 2024, 10:39 Nga M.B
VIDEO/ Dallgët “përpinë” bazën ushtarake
Foto ilustruese

SHBA- Oficerët e forcave të armatosura përjetuan momente tmerri kur valë të mëdha “përpinë” një restorant në një bazë ushtarake në Ishujt Marshall. Dallgët e mëdha thyen dyert dhe marën përpara tavolina, karrige, ndërsa disa njerëz u përpoqën të mbaheshin. Një person është lënduar ndërsa i gjithë personeli është evakuuar. Përveç bazës ushtarake, dallgët përfshinë edhe dy aeroporte në Atoll Ailinglaplap, ndërsa do të qëndrojnë të mbyllura për dy javë.

Sipas vlerësimit të parë të bërë nga ushtarakët që kontrolluan bazën, dallgët kanë përmbytur 1/3 e ambienteve pasi uji ka hyrë në ndërtesa të tjera si dhe në magazina.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ABC News (@abcnews)

ishujt marshall shba

Sondazh

Poll