Bota

"Është shumë mirë", befason iluzionisti Casella: Jam në kontakt me Berlusconin në botën e përtejme, është me Diego Maradonën

Casella rrëfeu në Robison Pop Up episodin në lidhje me ish-kryeministrin dhe presidentin e Milan dhe legjendën Maradona.

23 Janar 2024, 12:25 Nga N.F
"Është shumë mirë", befason iluzionisti Casella:
Giucas Casella dhe Berlusconi

ITALI- Iluzionisti më i famshëm në Itali, Giucas Casella gjatë një interviste në podcast-in Robinson Pop Up ka shokuar me deklaratën e tij ku u shpreh se ka kontaktuar me Silvio Berlusconin në jetën e përtejme. Casella rrëfeu në Robison Pop Up episodin në lidhje me ish-kryeministrin dhe presidentin e Milan dhe legjendën Maradona. Ai më tej shtoi se Beslusconi është mirë si dhe është nën shoqërinë e Maradonës.

“Unë bëra një udhëtim me aeroplan me Berlusconin. Kisha bërë Fantastico, më kujtohet që në atë Fantastico futa një gjilpërë në fyt për të bërë një eksperiment surprizë dhe ndërsa isha në prapaskenë, Marisa Laurito më shtyu dhe humba përqendrimin. Dola në skenë me gjilpërën, Pippo Baudo ma nxorri nga fyti dhe ajo që ndodhi ishte që doli shumë gjak. Që nga ai moment, Rai më ndaloi sepse duhej t’i paralajmëroja për këtë eksperiment. Në atë kohë, Berlusconi kishte programin Odiens dhe më kujtohet ai udhëtim që bëra me Berluskonin nga Roma në Milano, me avion. Aty ishte edhe futbollisti shumë i njohur argjentinas, Diego Armando Maradona," u shpreh iluzionisti.

Deri këtu histori të një iluzionisti, por Casella i rriti dozat e historisë kur tha se kohët e fundit kishte kontaktuar me Berlusconin.

“Çdo herë unë flas me të dhe ai është shumë mirë dhe është me Diego Armando Maradonën,” tha ai. Kur drejtuesit e pyetën se si ishte klima atje, Casella preferoi të mos përgjigjej.

giucas casella berlusconi maradona

Sondazh

Poll