Bota

Orbani fton kryeministrin suedez për të diskutuar anëtarësimin në NATO

Hungaria dhe Turqia janë vendet e vetme anëtare të aleancës 31-kombëshe, që ende nuk e kanë miratuar kërkesën e Suedisë për anëtarësim.

23 Janar 2024, 12:14 Nga N.F
Orbani fton kryeministrin suedez për të diskutuar
Viktor Orban

HUNGARI- Kryeministri hungarez, Viktor Orban, i ka dërguar letër homologut të tij suedez, Ulf Kristersson, me ftesë për të diskutuar anëtarësimin e Suedisë në NATO. Ai e ka bërë të ditur vendimin përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter. Hungaria dhe Turqia janë vendet e vetme anëtare të aleancës 31-kombëshe, që ende nuk e kanë miratuar kërkesën e Suedisë për anëtarësim.

Mesazhi i Orbanit ka ardhur në ditën e njëjtë kur Parlamenti turk pritet të votojë për anëtarësimin e Suedisë. Në Parlamentin e Hungarisë, votimi është vetëm formalitet, pasi komitetet revelante e kanë dhënë dritën e gjelbër.

Mirëpo, votimi final është shtyrë vazhdimisht me nxitje të Orhanit, i cili është zemëruar me kritikat e Stokholmit për nivelin e sundimit të ligjit në Hungari. Orbani ka thënë se Hungaria dhe Turqia nuk janë duke punuar bashkë për të bllokuar anëtarësimin e Suedisë, por që secila qeveria i ka shqetësimet e veta.

Suedia dhe Finlanda kanë hequr dorë prej disa dekadave neutralitet, dhe kanë vendosur t'i bashkohen NATO-s, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë. Finlanda tashmë është pranuar në aleancë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Marrë nga REL

suedi hungari orban

Sondazh

Poll