Bota

SHBA/ 23-vjeçari hyn në shtëpi të ndryshme dhe vret 8 persona, më pas vetëvritet

Nance dyshohet se vetëvra pranë qytetit Natalia në Teksas gjatë një konfrontimi me forcat e policisë, të cilat ishin ngritur në këmbë për kapjen e tij.

23 Janar 2024, 08:59 Nga M.B

 

SHBA/ 23-vjeçari hyn në shtëpi të ndryshme dhe vret 8
Foto ilustruese

 

SHBA- Arratia e 23-vjeçarit Romeo Nance, një i armatosur, i cili akuzohej për vrasjen e 8 personave që u regjistruan në zona të ndryshme të qytetit Joliet të Illinois, fundjavën e kaluar ka marrë fund. Nance dyshohet se vetëvra pranë qytetit Natalia në Teksas gjatë një konfrontimi me forcat e policisë, të cilat ishin ngritur në këmbë për kapjen e tij. 23-vjeçari i kreu vrasjet në vende të ndryshme të qytetit të vogël. 7 nga viktimat u gjetën në dy shtëpi, teksa e teta u zbulua të dielën.

Sipas mediave të huaja, në një deklaratë, departamenti i policisë Joliet tha se Nance ishte pikasur nga Marshallët e SHBA pranë Natalias rreth orës 20:30. Motivi i sulmit nuk është bërë i qartë, por i dyshuari besohet se i ka njohur viktimat.

shba vrasje

Sondazh

Poll