Bota

Vrau 16 persona në Guatemalë, bosi i drogës dënohet me 808 vite burg, u arrestua pas 13 vitesh arrati

Gjykata në Guatemalë mori vendimin të hënën ku dënoi bosin e drogës me 808 vite burg për masakrën ku u vranë 15 nikaraguas dhe një holandez.

23 Janar 2024, 08:53 Nga N.F
Vrau 16 persona në Guatemalë, bosi i drogës dënohet me 808
Rigoberto Danilo Morales

GUATEMALË- Bosi i drogesRigoberto Danilo Morales është sënuar me 808 vite burg në lidhje me masakrën e vitit 2008 në Guatemalë ku mbetën të vrarë 16 persona. Gjykata në Guatemalë mori vendimin të hënën ku dënoi bosin e drogës me 808 vite burg për masakrën ku u vranë 15 nikaraguas dhe një holandez. Morales u shpall fajtor për bashkëpunim në vrasjet e regjistruara.

Në vitin 2016, një tjetër drejtues i dyshuar i rrjetit të drogës, Marvin Montiel Marin u dënua gjithashtu me një burgim të gjatë për masakrën. Gjykata tha se e dënoi Morales me 50 vjet burg për çdo vrasje dhe tetë vjet të tjera për komplot dhe konspiracion. Megjithatë, në realitet, ligji i Guatemalës thotë se askush nuk mund të vuajë më shumë se 50 vjet burg.

37-vjeçari u arrestua në vitin 2022 pas 13 vitesh në arrati ndërsa gjyqi filloi në shtator. Sipas prokurorisë një autobus që hyri në Guatemalë nga Nikaragua dhe që transportonte viktimat u kap nga trafikantët e dyshuar të drogës. Ai gjithashtu besohej se mbante drogë; kur zbuloi se kjo nuk ishte e vërtetë, ata ekzekutuan udhëtarët përpara se të digjnin trupat në një vend në pronësi të Marvin Montiel. Tetë persona të tjerë, duke përfshirë Montiel dhe gruan e tij Sarah Creës, u dënuan me burgim në të njëjtin rast.

rigoberto danilo morales bos droge guatemale

Sondazh

Poll